AKTUALITET, 4 Maj 2019, 12:49

Konventa e LSI/ Kryemadhi: Si fallxhore parashikoj të ardhme të ndritur pa Edi Ramën

Konventa e LSI/ Kryemadhi: Si fallxhore parashikoj të ardhme të


Kryetarja e LSI-së, Monika kryemadhi ka mbledhur sot konventën kombëtare ku ka paraqitur pikat e programit të forcës së saj politike për ekonominë e fusha të tjera.

Në fillim ajo ka denoncuar qeverinë dhe kryeministrin, për krizën e rëndë që po kalon vendi. Këtu ishte momenti kur Kryemadhi ka përdorur një batutë për ti kthyer përgjigje Ramës.

“Edhe si doktoreshë, edhe si fallxhore, unë parashikoj një të ardhme të ndritur pa Edi Ramën, për vendin tonë”, tha Kryemadhi. Ajo shtoi se Rama është i telekomanduar nga krimi i organizuar dhe oligarkët, dhe nga ana tjetër, krimi i organizuar dhe oligarkët janë të telekomanduar nga Rama.

“Jo t’i presim thonjtë, por t’i presim dorën oligarkëve të këtij krimi që ka futur dorën në xhepin e shqiptarëve. Ne duhet të ngremë një sistem që të presë çdo dorë që do të dojë ta bëjë këtë.

Kjo bëhet edhe me vullnet politik, por tani duhet me ligje, e shkruar e zeza në të bardhë. Konventa kombëtare e LSI-së, mblidhet për herë të parë si shqiptarë të thjeshtë, pa mandat deputeti.

LSI-në nuk e bëjnë njerëzit, e bën shpirti, dashuria që kemi ne për njëri-tjetrin”, – theksoi Kryemadhi.