TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një situatë e nxehtë në QSUT. Një pacient nga Fushë-Kruja që kryente radio terapinë dhe terapi të tjera në shërbimin e neurokirurgjisë ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe kjo ka vënë në izolim një numër mjekësh infermierësh.
“News 24” raporton se iu është marrë tamponi dhe katër pacientëve që ishin shtruar me pacientin e prekur. Kujtojmë se Kruja është një nga zonat e kuqe në vend për numrin e të prekurve nga koronavirusi.
Pritet testimi për stafin e mjekëve e infermierëve, ndonëse gjatë kësaj periudhe kanë qenë të pajisur me mjete mbrojtëse.