AKTUALITET, 7 Maj 2020, 08:45

Pekini i përgjigjet akuzave të SHBA, mediat kineze e cilësojnë Pompeon si “djall” dhe “të çmendur”

Pekini i përgjigjet akuzave të SHBA, mediat kineze e


Presidenti amerikan, Donald Trump ka shtuar së fundmi kritikat kundër Kinës, duke thënë se ky shtet nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndalur koronavirusin kur është shfaqur për herë të parë në Wuhan dhe Hubei, raporton BBC.

Në Kinë këto akuza janë hedhur poshtë. Pekini ka mohuar pretendimet se nuk ka njoftuar botën me kohë, dhe supozimet se virusi është i lidhur me një laborator në Wuhan.

Teksa në këto deklarata është kritikuar edhe vetë Trump, mediat kineze kanë cilësuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo si “djall” dhe “të çmendur”, pasi ai ka pretenduar se ka të dhëna që virusi është i lidhur me një laborator kinez.

Shtetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga koronavirusi.

Mbi 1.2 milion persona janë infektuar, mbi 70,000 pacientë kanë vdekur, si pasojë e këtij virusi.