AKTUALITET, 7 Maj 2020, 10:03

Ishte prekur nga koronavirusi, humb jetën 63 vjeçarja në Kosovë

Ishte prekur nga koronavirusi, humb jetën 63 vjeçarja në


Një tjetër paciente ka humbur jetën në Kosovë për shkak të koronavirusit.

Në Klinikën Infektive sot në orët e para të mëngjesit ka humbur jetën 63 vjeçarja nga Dragashi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Klinika Infektive përmes një njoftimi për media.

E ndjera ishte e infektuar me COVID-19, por gjithashtu kishte edhe sëmundje tjera.

Deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 27, janë shëruar 533, aktualisht të infektuar me koronavirus janë 860.

Njoftimi:

Në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacientja e lindur me 1957 nga komuna e Dragashit, e cila veç infeksionit me COVID-19, ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje tjera shoqëruese.