TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona janë nxjerrë të vdekur nga një pus në fshatin Dushnik të Beratit.
Abc News raporton se dyshohet se ata janë bllokuar nga gazi duke pastruar pusin, gjë e cila ka alarmuar familjarët. Pasi njoftuan policinë, forcat e rendit kanë mundur të nxjerrin të gjallë vetëm njërin prej tyre, kurse dy të tjerët kanë vdekur.
Gentian Hoxha, Neim Hoxha dhe Kamber Hoxha ishin duke pastruar pusin dhe dyshohet se kanë hasur në një xhep gazi.
Në pus ishin duke punuar xhaxhai dhe dy nipërit e tij, pikërisht Gentiani dhe Kamberi, ndërsa fatmirësisht është nxjerrë gjallë Neim Hoxha.