AKTUALITET, 6 Maj 2020, 22:40

Bylykbashi për “Zgjedhoren”: Kërkojmë qeveri tranzitore, me Ramën s’ka zgjedhje të lira

Bylykbashi për “Zgjedhoren”: Kërkojmë qeveri

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cili është dhe anëtar në Këshillin Politik, ka treguar sot edhe njëherqë kushtet e opozitës për Reformën Zgjedhore. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Bylykbashi u shpreh se opozita kërkon qeveria tranzitore

Ish-deputeti i PD-së tha se mazhoranca nuk e ka vullnetin për të bërë zgjedhje të ndershme.

Para zgjedhjeve duhet një qeveri tranzitore që të shmangë krimin elektoral, manupulimin e listave të zgjedhjeve.

Këto norma që i kërkon dhe ODIR nuk bëhet dot me Edi Ramën kryeministër, kjo pasi Edi Rama nuk luan pastër në një fushë të barabartë”, u shpreh ndër të tjera demokrati.

Ditën e sotme, Komisioni i Reformës Zgjedhore u mblodh online pas disa javësh pushim prej koronavirusit. Bashkëkryetarët Gjiknuri dhe Hajdari informuan lidhur me ecurinë e komisionit.