TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një orë para nisjes së manifestimit të thirrur nga Presidenti i Republikës situata paraqitet e qetë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Para Presidencës është vendosur një podium ku pritet të flasë Presidenti i Republikës Ilir Meta. Por fjalën e parë në manifestim sipas burimeve e mban Ledi Bianku, personalitet i njohur i së drejtës ndërkombëtare dhe ish-anëtar i Komisionit të Venecias.
Po kështu mësohet se do ketë disa folës, personalitete të shquara e në fund të tyre flet Presidenti Meta.
Policia rrugore ka bllokuara këtë pjesë të bulevardit, nga presidenca tek sheshi Nënë Tereza.
Presidenti Meta pritet të firmosë një dekret para qytetarëve. Maxhoranca ka miratuar javën e kaluar një ndryshim në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, që ka të bëjë me betimin e një anëtari të Kushtetueses nëse kalojnë afatet para Presidentit tek një noter, gjë që sipas Kreut të Shtetit është shkelje e Kushtetutës dhe ky manifestim është thirrur pikërisht në mbrojtje të saj.
