AKTUALITET, 2 Mars 2020, 14:40

Rudina Hajdari në Kuvend: Edhe unë kam qenë viktimë e dhunës!

Rudina Hajdari në Kuvend: Edhe unë kam qenë viktimë e

Deputetja Rudina Hajdari ka tronditur Kuvendin sot me një deklaratë kur deklaroi se edhe vetë kishte qënë viktimë dhe nëna e saj, gjyqtare e njohur, me shumë mundësi dhe ajo, kishte qenë viktimë e dhunës.

Qëllimi duket se qe për të tërhequr vëmendjen e qeverisë ndaj mbrojtjes së grave që po vriten javë për javë thuajse, që nga fillimi i këtij viti.

“Në dy muaj janë vrarë shtatë gra. Ku jemi sot?! Çfarë po bëjmë ne ndaj dhunës ndaj grave?! Kjo është një emergjencë kombëtare të dashur kolegë! Gratë sot nuk janë të mbrojtura.

Nëna ime patjetër mund të ketë qenë viktimë e dhunës në një kohë kur ka jetuar në kohën e komunizmit. Unë kam qenë viktimë e dhunës.

Po fëmija im s’duhet të jetë viktimë e dhunës! E dini pse?! Unë të paktën i mora forcat, sepse jetova në një vend si Amerika, ku më armatosi me të gjitha mjetet që unë të luftoj sot”, tha deputetja Hajdari.