AKTUALITET, 2 Mars 2020, 14:47

Mbrojtëse metalike te dera e Kryeministrisë dhe kordon përreth, çfarë masash po merr policia për manifestimin e sotëm

Mbrojtëse metalike te dera e Kryeministrisë dhe kordon përreth,

Policia e Tiranës ka nisur të zbatojë masat për manifestin e sotëm të thirrur nga Presidnti Ilir Meta. Në terren pritet që të zbresin rreth 1000 policë.

Gjatë kësaj kohe, Policia Kriminale ka inspektuar zonën. Dera kryesore e Kryeministrisë është mbuluar me material metalik. Policia e ka dhënë lejen për tubim. Policia Rrugore ka nisur të inspektojë zonën përreth.

Po ashtu, edhe ambulanca e të tjera mjete janë në vendngjarje. Autobusët që vijnë nga veriu do të ndalohen tek “Asllan Rusi”, ndërsa autobusët që vijnë nga jugu do të parkohen tek Fakulteti Ekonomik.