TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në përfundim të seancës gjyqësore, ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu u shpreh se sot qytetarët e Unazës së Re janë të pambrojtur ndaj edhe e quajti një arsye të fortë pjesëmarrjen në manifestimin e pasdites
“Sot qytetarët shqiptarë janë të pambrojtur dhe kjo është një arsye që sot duhet të jemi në shesh pa flamuj partiakë.
Ju e patë edhe te Kongresi që dy orë foli Rama, tre orë Linda, ndërkohë ku ishin socialistët. Një kongres familjar, sepse ai njeri e sheh pushtetin si diçka personale. Ndërkohë që shkatërron jetën e qytetarëve.
Ne do vijojmë të përballemi me padrejtësinë. Unë kam kërkuar se ku është një provë për policin që thonë se unë i kam ushtruar policit.
Ndërkohë që kemi foto e video që po dhunohen qytetarët e Unazës së Re, S’kemi asnjë masë ndaj asnjë polici. Pushojnë çështjen e unazës së re dhe nuk pushojnë çështjen këtu, ndaj meje që nuk kanë asnjë provë. Këtu nuk ka lidhje ligji e as drejtësia.
Banorët e unazës së Re po përballen me padrejtësinë. Atje është shkelje e Kushtetutës, aty bëhet për të vjedhur pronat.
Banorët do të marrin atë çfarë i takon ky është një pushtet që do të bjerë. Demokracia e drejtësia kanë të bëjë me sakrificën s’është çështje datash. Është sakrificë për të cilën duhet luftuar çdo ditë.” u shpreh Balliu.