AKTUALITET, 2 Mars 2020, 16:04

Shihni videon, policia dyndet në bulevard para mitingut të Metës

Shihni videon, policia dyndet në bulevard para mitingut të Metës

Rreth një mijë policë kanë rrethuar institucionet publike dhe do të sigurojnë mbarëvajten e manifestimit të thirrur sot nga Presidentit Meta.

Policia i ka dhënë leje për tubim vetëm për dy orë organizatorëve, nga ora 17 deri në orën 19, orar gjatë së cilit bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të jetë i bllokuar.

Presidenti Meta ka thirrur qytetarët në një manifestim paqësor sot në bulevard, në orën 17:00, për të ngritur zërin në mbrojte të Kushtetutës, kundër oligarkisë dhe në mbrojtje të të drejtave të tyre.

VIDEO: