AKTUALITET, 2 Mars 2020, 14:11

Gjesti i madh i paqes/ Presidenca pajis me lule mimoza të freskëta gazetarin Muhamed Veliu

Na ndajnë fare pak orë nga manifestimi i organizuar nga Presidenti i Republikës.

Për t'a demonstruar për mbarë Shqipërinë dhe botën, se manifestimi i pasdites së sotme,  do të jetë aq paqësor sa nuk lejohet të vritet asnjë mizë dhe asnjë insekt që kalon aty pranë, Presidenca ka bërë një gjest të madh.

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, në shenjë paqeje, ka pajisur me lule mimoza të freskëta, gazetarin-korrespondent, jashtëzakonisht të famshëm për lexuesit tanë, Muhamed Veliun.

Lajmin e ka njoftuar vetë Meti në rrjetet sociale.

Shihni më poshtë fotot, ku shfaqet Meti me mimozat paqësore!

/TPZ.al/