AKTUALITET, 23 Shtator 2019, 15:52

“Një nga aksidentet më të rënda të viteve të fundit në Elbasan”, ja çfarë ndodhi sot në Papër

“Një nga aksidentet më të rënda të viteve të

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Papër në rrugën Elbasan – Peqin. Në këtë aksident janë përfshirë 3 automjete.

Katër persona kanë mbetur të vdekur në vend, ndërsa dy janë plagosur. Viktimat kanë qenë në makinën e shtetasit G.K.

Një nga makinat ka kaluar bordurën. Një prej viktimave është një vajzë vetëm 25 vjeçe. Dy automjete janë përplasur ballazi, kurse një makinë është përfshirë më tej në aksident.

Në të tre automjetet kanë qenë 6 persona gjithsej. Ky është ndër aksidentet më të rënda të viteve të fundit në qarkun e Elbasanit. Ka pasur edhe reshje shiu, por dyshohet se mosrespektimi i rregullave të qarkullimit ato që kanë shkaktuar këtë aksident.

Ende nuk dihen identitetet e plota të viktimave, pasi angazhimi i policisë dhe zjarrfikësve e mjekëve ka qenë për të dhënë ndihmën e shpejtë.