AKTUALITET, 23 Shtator 2019, 15:15

Përplasen tre automjete në Elbasan, raportohet për katër të plagosur

Përplasen tre automjete në Elbasan, raportohet për katër

Një aksident rrugor ka ndodhur pak çaste më parë në Papër e Elbasanit. Nga të dhënat paraprake raportohet për katër persona të plagosur.

Në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intesivisht për dokumentimin e plotë të aksidentit.

Të plagosurit janë transportuar në spital, ku dhe po marrim ndihmën mjekësore.