SPORT, 4 Prill 2021, 12:18

Një “ish” dhe një “ëndërr”, vetëm dy emra për të zëvendësuar Pirlon te Juve

Një “ish” dhe një “ëndërr”,


Juventusi barazoi dje me Torinon dhe pas kësaj ndeshje u vu në dyshim pjesëmarrja në Champions League e skuadrës, por edhe e ardhmja e Andrea Pirlos si trajner i Juventusit.

Andrea Agnelli guxoi shumë kur e emëroi menjëherë Pirlon në krye të stolit, por duket se nuk goditi në shenjë dhe do i duhet të bëjë hapa pas dhe të mendohet edhe një herë mirë.

Napoli është stacioni i fundit për të ardhmen e Pirlos. Në rast se nuk fitohet as ndaj tyre, ish-mesfushorin e pret shkarkimi. Kush do të vijë në vend të tij? Disa thonë Allegri.

Ky i fundit mësohet se mbrëmjen e djeshme e ka parë ndeshjen e Juventusit në shtëpinë e Agnellit. Por ky i fundit ka edhe një ëndërr: Zinedine Zidane. Këta dy emra shihen pas hijes së Pirlos