TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona ende nuk ka bërë asnjë hap konkret për të ndërhyrë në merkato, por emrat në listën e saj janë të shumtë. Laporta para dy ditësh u takua me babain dhe agjentin e Erling Haaland, por norvegjezi është vetëm një nga emrat.
Neymar, protagonist në një sherr mbrëmë ndaj Lille, dëshiron gjithashtu të jetë në listën e Barcelonës. Braziliani çdo vit ka kërkuar të kthehet te Barça, por financat dhe këmbëngulja e PSG e kanë bërë të pamundur.
Tashmë kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022 dhe ai duhet të vendosë për rinovimin. Prej javësh flitet për marrëveshje, po duket se ditët e fundit gjërat janë ftohur. Ardhja e Laportas në krye të Barçës i jep shpresë Neymar.
Braziliani, sipas Ara, ka ngrirë negociatat e rinovimit sepse dëshiron të presë edhe një herë Barcelonën. Çmimi i tij këtë verë është shumë më i ulët se vitin e shkuar, por mbetet për t’u parë nëse ai është në planet e Barçës, pasi në krahun e tij luan një talent si Ansu Fati.