TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"San Siro" po kthehet në një mallkim për Milanin. Kuqezinjtë e çuan në 6 numrin e ndeshjeve pa fitore mes kampionatit dhe Europa Leagues në stadiumin e tyre.
Skuadra e Piolit nuk ia doli të vinte nën presion Interin duke ngecur në një barazim 1-1 përballë Sampdorias në San Siro. Një barazim që djeg ky për kuqezinjtë të cilët luajtën për më shumë se 30 minuta me një lojtar më shumë por nuk arritën të përmbysnin golin e Fabio Quagllierellas.
Në pjesën e parë rezultati mbeti i pandryshuar 0-0 edhe pse duhet theksuar që Sampdoria kishte shumë inciativë duke parë më tepër nga porta e Milanit. Në minutën e 57-të ndodhi edhe surpriza e madhe në San Siro me Theo Hernandez që bëri një gafë të rëndë duke i servirur Quaglliarellas asistin e golit të 0-1, me sulmuesin veteran që përfitoi nga dalja e Donnarummës duke e mposhtur me një parabol.
Por festa e skuadrës së Ranierit zgjati pak sepse vetëm disa sekonda më vonë Sampi mbeti me 10 lojtarë pasi portugezi Adrien Silva mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë dorianët në inferioritet numerik.
Për t’i dhënë një dorë sulmit me kalimin e minutave Pioli hodhi në fushë edhe Rebic e Hauge dhe ishte pikërisht talenti norvegjez në minutën e 87-të që i shërbyer nga Kessie vendosi baraspeshën. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë mund t’i kishte dhënë fitoren e Milanit në minutat shtesë por ishte i pafat pasi u ndal nga shtylla.
Në fund një barazim 1-1 që e mban Milanin në vendin e dytë por mund ta largojë më shumë me kreun, ndërkohë që suksesi i fundit i Milanit në San Siro daton rreth dy muaj më parë, në duelin e fituar me shifrat 4-0 ndaj Crotones.