SPORT, 4 Prill 2021, 08:48

Finale për Play-Out dhe “detyra shtëpie”, vëmendja në Tiranë e Elbasan

Finale për Play-Out dhe “detyra shtëpie”, vëmendja


Kategoria Superiore mbyll sot javën e 26 të saj me tre ndeshjet e mbetura. Ditën e sotme e hap një duel i pjesës së poshtme të renditjes mes Bylisit dhe Kastriotit në Ballsh, duke nisur nga ora 13:00.

Ballshiotët kanë bërë shumë mirë gjatë javëve të fundit dhe kanë arritur të shkëputen nga dy të fundit (Apolonia, Skënderbeu) dhe të futen në garë për të shmangur Play-Out.

Për ta bërë këtë duhet të parakalojnë Kastriotin, që ka 4 pikë më shumë. Një fitore e Bylisit sot do e bënte shumë të ethshme garën për vendin e 7, që të jep mundësinë të mosh shkosh në Play-Out.

Në orën 16:00 në “Air Albania” Tirana kthehet në stadiumin “fatndjellës” për të sfiduar Apoloninë. Bardheblutë shkojnë në këtë sfidë pa Najdovskin dhe Vangjelin, por as kjo nuk ia heq petkun e favoritit.

Në të njëjtën orë luhet edhe në “Elbasan Arena”, aty ku Kukësi pret Skënderbeun. Verilindorët janë favoritë, por luhatjet që ka treguar skuadra e Josës herë pas here i jep motiv korçarëve të provojnë të bëjë mirë. /abcnews.al

Kategoria Superiore

Java 26, 4 prill 2021

Ora 13:00 | Bylis-Kastrioti

Ora 16:00 | Tirana-Apolonia

Ora 16:00 | Kukësi-Skënderbeu