TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reali i Madridit bën detyrën ndaj Eibarit në shtëpi, pasi triumfoi me rezultatin 2-0 dhe shtoi edhe më shumë presionin ndaj Atleticos kryesuese, pasi momentalisht është vetëm tri pikë larg vendit të parë.
“Los Blancos” dominuan sfidën dhe arritën të gjejnë golin e avantazhit me anë të Marcos Asensios në minutën e 41-të, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin minimal 1-0.
Edhe pjesa e dytë pati të njëjtën tablo, teksa për të vulosur rezultatin mendoi francezi Karim Benzema, që shënoi edhe golin e dytë në minutën e 73-të, duke u dhënë tre pikë madrilenëve, që tani shkojnë në kuotën e 63 pikëve.
Më herët Villareali triumfoi me rezultatin e pastër 0-3 në transfertën e vështirë ndaj Granadës. Sulmuesi spanjoll Gerard Moreno ishte protagonist absolut për “nëndetësen e verdhë”, pasi shënoi të tre golat e sfidës, duke marrë me vete edhe topin e ndeshjes.