AKTUALITET, 30 Janar 2020, 20:18

“Një i ri largohet nga vendi çdo 38 minuta”- Endri Hasa publikon videon: Shqipëria po zbrazet

“Një i ri largohet nga vendi çdo 38 minuta”- Endri Hasa

Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa, akuzoi kryeministrin Rama si të vetmin fajtor për largimin e të rinjëve nga vendi.

Me një shënim në rrjetet sociale, ndërsa citon të OKB-në, Hasa shkruan se një i ri largohet nga vendi çdo 38 minuta, ndërsa shton se Rama “vazhdon ta ketë kokën të zhytur në rërën e korrupsionit”.

Postimi i plotë:

Shqipëria po zbrazet, ndërsa fajtori për këtë, vazhdon ta ketë kokën të zhytur në rërën e korrupsionit dhe të mashtrimeve. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, një i ri largohet nga vendi cdo 38 minuta.

Edi Rama është fajtori i vrasjes së shpresës së qindra mijëra të rinjve dhe i të ardhmes së këtij vendi.

https://www.facebook.com/endrihasa.al/videos/593222211223063/