TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë pasi nuk dekretoi propozimin e kryeminsitrit Edi Rama për emërimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm si zëvendësues i Fatmir Xhafajt, Presidenti Ilir Meta shfaqet tejet i relaksuar.
Në një postim në Facebook ai i ka uruar “mirëmgjes” shqiptarëve, teksa shihet i ulur në një ballkon me filxhanin e kafes në dorë.
“Të dashur miq! Ju uroj një të diele të mbarë në këtë ditë plot diell,” shkruan Meta.
Presidenti Ilir Meta ka vendosur të mos e dekretojë emrin e ri për ministër të Brendshëm, Sandër Lleshin.
Burime për “BalkanWeb” konfirmuan se kreu i shtetit priti dje pasdite në zyrë Sandër Lleshin, ndërsa prej aty e njohu me vendimin për ta mosdekretuar.
“Presidenti nuk krijoi bindjen e plotë për të mbështetur pozitivisht kandidaturën e propozuar”, njoftoi dje Presidenca.