TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka zhvilluar disa aksione dy netët e fundit në akset kombëtare për të goditur rastet e shkeljes dhe mos respektimit të nivelit të shpejtësisë.
Policia njofton se 34 patenta janë pezulluar për tejkalim shpejtësie, që varionin nga 149km/h deri në 181 km/h.
NJOFTIMI:
Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore e Tiranës me Radar në rruget interurbane për parandalimin e aksidenteve rrugore.
Pavarësisht kontrolleve te shtuara nga Policia Rrugore e kryeqytetit perseri jane evidentuar shume drejtues mjetesh qe abuzojne me shpejtesine.
Ne keto momente 23 vjeçari nga Fieri eshte konstatuar nga Radari me 160 km/h ne rrugen interurbane Tirane-Durres.
Vetem gjate dy neteve te fundjaves jane pezulluar 34 Patenta per shpejtesi mbi normat e lejuara, shpejtesi qe varionte nga 149 km/h deri ne 181 km/h.
Shpejtesia te rrezikon jeten. Respekto rregullat e qarkullimit per te shkuar i sigurt ne destinacion.