TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë hapur siparin Lojërat Olimpike Dimërore “Pejongcang 2018’’ në Korenë e Jugut.
Mes 92 shteteve pjesëmarrëse janë edhe Shqipëria e Kosova, të cilat kanë bërë parakalimet e tyre në ceremoninë e hapjes.
Dy ekipet olimpike të Shqipërisë dhe Kosovës janë bërë bashkë në Korenë e Jugut, ku sot është mbajtur ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore.
Shqipëria në këto Lojëra Olimpike Dimërore do të përfaqësohen me dy skiator: Erjon Tola dhe Suela Mëhilli.
Kosova përfaqësohet me skiatorin Albin Tahiri.
Por forcën më të madhe të bashkimit, e solli parakalimi i ekipit të përbashkët korean me sportistë nga Korea e Veriut dhe e Jugut. Sporti edhe njëherë tregon se më shumë se politika arrin të bashkojë njerëzit.
Garat do të zhvillohen në dy javë dhe në datën 25 shkurt do të bëhet ceremonia e mbylljes. Ndërkohë sportistët shqiptarë do të konkurojnë vetëm në Ski alpine.
[gallery ids="67827,67830,67832,67828,67829,67831"]