AKTUALITET, 9 Shkurt 2018, 17:24

Deputeti socialist: Me ikjen e Halimit, tani e kemi më të lehtë me PD-në

Deputeti socialist: Me ikjen e Halimit, tani e kemi më të lehtë
Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se është befasuar nga lajmi që ka marrë për dorëheqjen si deputet nga ana e Eduard Halimit të PD-së. Sipas tij Halimi ishte një kundërshtar i vështirë pasi ishte një jurist i aftë.

Postim i plotë

Të dashur miq !

Sapo mësova nga mediat se Eduard Halimi ka hequr dorë nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

U befasova ! Ishte nje kundershtar i veshtire, sepse eshte nje jurist i afte. Pertej “hallit” te argumentimit juridik te pozicioneve shpesh te pambrojtshme politike te lidershipit te partise se tij, zoti Halimi mbetej gjithnje nje koleg i çmuar. Me ikjen e tij peshorja e komisionit djathtas lehtesohet ndjeshem per fat te keq. Megjithate jeta vazhdon dhe si kryetar i Komisionit te Ligjeve po edhe si ish-koleg deputet dhe koleg ne profesion, i uroj Eduard Halimit shendet e mbaresi ne jeten e re jashte politikes.