TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përballje më të ashpër dhe të përshkallëzuar ndaj krimit që të veshur me pushtet. Këtë kërkon ish Presidentit i Republikës, Bujar Nishani nga Studio e emisionit “Politika Online” të gazetarit Harbi Aliaj.
“Sot situata kur unë them që kupa është derdhur, të jesh civil dhe të jesh europian nuk përjashtohet të jesh i vendosur në përballjen me krimin. Krimi nuk ka dinjitet, krimi nuk ka kufij, Krimi nuk ka kode dhe për me tëpër kur krimi është i veshur me uniformat e pushtetit atëherë padyshim që këmbëngulja, dinamika, nervi duhet të jetë edhe më i madh çdo ditë e më shumë”.
“Procesi i zgjedhjes së kryeprokurores ishte një proces anti-kushtetues. I denoncuar, zhgënjyes dhe i pabesushëm në pjesën më të madhe të opinionit publik. Në këtë rezultat do të jetë një paralizë institucionale nga ana e institucionit të Prokurorisë së shtetit shqiptar, për fatin e keq”
Duke siguruar përballje gjyqësorë me trajnerin e Kombëtares shqiptare Christian Panucci, ndaj pretendimit për fyerje të Nishanit, ish presidenti është në pritje të njohjes me padinë e kundërshtarit.
“Unë nuk e kam parë ende, po pres që të mbërrijë padia. E morra vesh përmes mediave”
Keni gjetur avokat?
“Unë do të respektojë procesin, unë do të respektoj sistemin. Është një opinion i imi i ndarë në një faqe personale komunikimi në rrjetin social me miqtë e mi. Personi në fjalë është një person, i cili po të kërkoni në internet do të shikoni që fjalori dhe adresimet e tij publike janë tmerrësisht fyese”. /GSH/