AKTUALITET, 28 Shtator 2018, 19:42

“Partia e rilindjes s’ka burra”, zv. kryetari i LSI: Po shoqet ministre si s’thanë një falë për Xhiselen

“Partia e rilindjes s’ka burra”, zv. kryetari i LSI: Po shoqet

Zv. kryetari i LSI, Luan Rama, ka reaguar në lidhje me rastin e Xhisela Maloku ku shkruan se "PS mirë burra që nuk ka, por nuk paska as gra".

Rama në postimin e tij vijon më tej duke thënë se si ka mundësi që asnjë shoqe prej deputeteve e ministreve rilindëse nuk thanë asnjë fjalë për këtë rast.

Postimi i plotë

Mirë që kjo partia e rilindjes socialiste nuk paska burra, po as gra nuk ka?!

Si ka mundësi që asnjë shoqe prej deputeteve e ministreve rilindase nuk tha asnjë fjalë, të paktën qoftë edhe formalisht, për të dënuar dhunën e në shenjë solidariteti njerëzor me të dhunuarën Xhisiela Maloku?!…

E pastaj mburren e flasin për përqindjen e barabartë të grave e burrave në qeveri e për barazinë gjinore, për shanse të barabarta e integrim të gruas në politikë!