AKTUALITET, 28 Shtator 2018, 19:03

Derbi/ Tifozët e Partizanit dhe Tiranës drejt “Selman Stërmasit”

Tifozët e Partizanit dhe Tiranës kanë nisur marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit, për t’iu drejtuar stadiumit “Selman Stërmasit”.

Ata shoqërohen nga forca të shumta të policisë, teksa nuk mungon atmosfera elektrizuese dhe koret e shumta thumbuese ndaj rivalëve. Nuk kanë munguar as përplasjet në rrugët e Tiranës, teksa tifozët e kuq, kanë sulmuar disa bardheblu. I desh ndërhyrja e policisë që situata të normalizohej.