TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në Klos. Një banesë është shkrumbuar në lagjen “Tejlum” Zjarri përfshiu të gjithë banesën, ndërkohë nuk raportohet për persona të lënduar. Flakët janë shuar falë ndihmës së banorëve.
Mësohet se Bashkia e Klosit nuk ka vetë mjet zjarrfikës, ndaj banorët janë detyruar të shuajnë vetë flakët. Ndërkaq banesa e shkrumbuar është e familjes me gjashtë anëtarë të Shkëlqim Hasës, e cila ka mbetur në qiell të hapur pa asnjë ndihmë.