AKTUALITET, 28 Shtator 2018, 17:29

Bie në pus, 40-vjeçari në Shkodër dërgohet me urgjencë në spital

Bie në pus, 40-vjeçari në Shkodër dërgohet me

Një 40-vjecar në Shkodër ka shpëtuar mrekullisht, pasi ka rënë në një pus rreh 40 metra të thellë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Grudë të Re, teksa 40-vjecari Sokol Lulashi ka rënë në një pus afër shtëpisë së tij.

40-vjecari u shpëtua nga efektivët e shërbimit zjarrfikës.

Ai është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, pasi ka pësuar lëndime kur ka rënë brenda.