TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anjeza Kallaku është psikologia e cila ka qenë e pranishme në komisariatin e Fushë-Krujës dhe asistoi në tërheqjen e një padie dhune nga 25-vjeçarja Xhisiela.
Në një prononcim për “Panorama“, Kallaku tregon telefonatën që mori teksa ishte me pushime dhe komunikiminin e këshillën që i dha Xhisielës pasi shkoi në komisariat.
“Gentian Çitozi më ka marrë në orën dhjetë e çerek të natës. Më tha që kishte një rast dhune dhe më pyeti a mund të vija për një shtetase. I thashë që isha me pushime verore, por m’u lut që të vija sepse nuk kishin mundësi që të gjenin një psikologe tjetër. Jam shoqëruar në rajon me babain tim. Në komisariat ishte Gentian Çitozi dhe një zotëri që po përfundonte dëshminë e tij. Nuk e njihja se kush ishte, më pas mora vesh që ishte ish i dashuri i vajzës. Vajza erdhi më pas”, tregon psikologia.

Psikologia thotë se nuk ka informacion se përse vajza u tërhoq nga denoncimi, të cilin e kishte dorëzuar në të njëjtën ditë, por paradite. Vajza kishte deklaruar se ishte pajtuar.
“Mua m’u bë prezent si çështje kalimtare. Thjesht që vajza ka kallzuar dhe tani po e tërheq padinë. Vajza më tha që ishte penduar. Nuk konstatova