TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta i ka dorëzuar pasaportën shqiptare motrës së Mbretëreshës Geraldin. Kreut i shtetit, i cili ndodhet në Francë, vlerësoi kontributin e Jeanine Muselier, e cila sipas tij vazhdon me dashuri, përkushtim dhe energji si një 20-vjeçare të punojë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Nga sot Shqipëria nuk është më atdheu vetëm i motrës së saj, Mbretëreshës Geraldine, por edhe atdheu i saj. Krenar për qytetaren më të re të Republikës së Shqipërisë, znj.Jeanine Eliane Marize Sylviane Girault Muselier, e cila pavarësisht se ka kaluar 90 vjet vazhdon me dashuri, përkushtim dhe energji si një 20-vjeçare të punojë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Meta.
