AKTUALITET, 12 Nëntor 2018, 21:44

Marrëveshja me Greqinë/ Bushati: Jemi një hap më larg

Marrëveshja me Greqinë/ Bushati: Jemi një hap më larg
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se, me zhvillimet e fundit që kanë pasur nga vrasja e Kaçifasit, jemi një hap më larg në marrëveshjen me Greqinë.

Në emisionin “Real Story”, Bushati u pyet nëse në këtë situatë, jemi një pranë apo më larg në marrëveshjen me Greqinë.

“Jemi një hap më larg më larg. Një klimë agresive në opinionin publik apo një lloj helmatosje në këtë proces të rëndësishëm, ndikon bisedimet mes Greqisë dhe Shqipërisë”, tha kryediplomati.