TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një qen hipën në autobus dhe ulet sikur të ishte një pasagjer. Po për ku është nisur do të thoni?! Qeni ishte lënë vetëm në shtëpi dhe e gjithë familja ishte nisur për një shëtitje.
Qeni nuk e ka duruar dot vetminë dhe i ka ndjekur nga pas derisa i ka gjetur. Ai i sheh nga xhami i autobusit dhe zbret drejt tyre. Më pas shohim një vajzë që e merr dhe e bashkon me familjen e tij. Kushedi sa i lumtur do të jetë ndier qeni në ato momente. Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Cebu, Filipine.
“Qeni është mësuar të hipë në autobus, por gjithmonë me ne asnjëherë vetëm”- ka thënë padronia e qenit për mediat lokale pas shpërndarjes së videos së qenit në autobus nëpër rrjetet sociale.