TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në fakultetin e Drejtësisë është tensionuar situata mes studentëve të ngujuar që kanë bojkotuar mësimin dhe atyre që duan rinisjen e mësimit.
Dy grupe studentësh kanë tentuar të përplasen fizikisht paraditen e sotme, ndërsa policia private ka njoftuar Policinë e Shtetit.
Ditën e sotme, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka zhvilluar një takim me studentët që kanë vendosur të bojkotojnë mësimin.
Një prej studentëve ka treguar se kanë qenë rreth 3 persona të nxitur politikisht ata që u munduan të hapnin barrikadënm duke shtuar se u përpoqën që të ruanin qetësinë në këtë moment.
Studentët e Fakultetit Juridik janë mbledhur ditën e enjte para Rektoratit të Tiranës, ku kanë kërkuar që të merren masa për nisjen e procesit mësimor edhe në Fakultetin e tyre. Sipas tyre, auditoret po mbahen të bllokuara nga një grup i vogël që nuk përfaqësojnë shumicën.