AKTUALITET, 14 July 2026, 19:58

Nis në Bruksel Konferenca e IX Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, pritet mbyllja e tre kapitujve të negociatave

25.jpg

Shqipëria hedh sot një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në Bruksel ka nisur Konferenca e 9-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, ku pritet të zyrtarizohet mbyllja e tre kapitujve të tjerë negociues.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me delegacionin zyrtar shqiptar, ka udhëtuar drejt Brukselit për të marrë pjesë në këtë takim të rëndësishëm të procesit të integrimit europian.

Kapitujt që pritet të mbyllen janë Kapitulli 25 – Shkenca dhe Kërkimi, Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura, si dhe Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë.

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e ka cilësuar 14 korrikun si një “Super të Martë” për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, duke theksuar se për herë të parë në më shumë se dy dekada po zhvillohen katër konferenca ndërqeveritare të anëtarësimit brenda së njëjtës ditë.