TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Debutimi i Shqipërisë në Europianin e Minifutbollit që po mbahet në Kiev të Ukrainës nuk ka shkuar siç duhet. Skuadra kuqezi është mposhtur minimalisht 1-0 nga skuadra e Kazakistanit.
Golin e fitores për kundërshtarët e realizoi Adreselov.
Sa i takon lojës Shqipëria luajti si e barabartë ndaj një skuadre e cila është në vend të katërt në Europë. Të udhëhequr nga kapiteni Hysenbelliu, lojtarët e Kombëtares shqiptare patën raste të pastra për gol me Shimën dhe Dushkun, por ishin të pafat, pasi portieri kazak neutralizoi gjithçka.
Gjithsesi mundësia për të bërë mirë do të jetë nesër, pasi Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë në orën 16:00 kundër Bosnjës.