TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ronaldo Nazario de Lima, ose siç njihet ndryshe Ronaldo ‘fenomeni’, është shtruar në një spital në Ibiza për shkak të pneumonisë.
Legjenda braziliane e futbollit, e cila ka luajtur me skuadrat më të rëndësishme në Europë, si Inter, Milan, Barcelona dhe Real Madrid, thuhet se po merr një mjekim intensiv nga mjekët.
Në mesnatën e të premtes ishte kërkuar nga Ibiza një transferim në spitalin privat të quajtur Clinica Nuestra Senora del Rosario. Më vonë u zbulua se ai ishte Ronaldo, që tani sipas “The Sun” po bën një përparim të mirë.
Gjithsesi mjekët kanë refuzuar të japin më shumë informacion për arsyen e “privatësisë”.
Ronaldo zotëron një shtëpi në Ibiza dhe çdo vit është një pushues i rregullt i ishullit. Ai thuhet se kishte mbërritur aty që prej disa ditësh.