AKTUALITET, 12 Gusht 2018, 14:51

“International Champions Cup”, kampion shpallet Totenhemi

Vera e këtij viti ka qenë emocionuese dhe ndeshjet spektakolare nuk kanë munguar për tifozët. Emocionet e Botërorit, i lanë vendin turneut miqësore “International Champions Cup”, aty ku shumë skuadra morën pjesë duke zhvilluar përballje fantastike.

Në total, ishin 18 ekipe, mes tyre Real Madrid, Barcelona, Inter, Milan, Juventus, Mançester Junajtid e Siti, Liverpul, Çelsi, Bajern Mynih e PSG dhe të gjitha këto skuadra kanë zhvilluar nga tre ndeshje. Kampion i këtij turneu u shpall ekipi londinez i Totenhemit me 7 pikë në 3 përballje po aq kishin edhe Dortmundi i vendit të dytë e Interi por që këto dy të fundi kishin një golaverazh më të dobët.

Zhgënjyes ky turne ka qenë për Barcelonën që e ka mbyllur në vendin e fundit me vetëm 2 pikë në 3 ndeshje. Fitoren më të thellë në këtë turne, e ka arritur Arsenali përballë PSG-së me shifrat 5-1, ndërsa Atletiko me Barcelonën kanë arritur të fitojnë vetëm nga një ndeshje me penallti.

[caption id="attachment_138365" align="alignnone" width="621"] Renditja perfundimtare[/caption]