TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor Lushnjë-Berat.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Dacia” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor, duke u përmbysur. Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, një shtetas i huaj 32-vjeçar, i identifikuar si pastor.
Për shkak të përmbysjes, dyert e automjetit janë bllokuar dhe për nxjerrjen e drejtuesit nga makina është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës. Punonjësit e zjarrfikëses kanë prerë pjesë të llamarinës së automjetit dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e 32-vjeçarit.
Fatmirësisht, kanali ku përfundoi automjeti nuk kishte ujë, çka shmangu një rrezik edhe më të madh për jetën e drejtuesit. I plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lushnjës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia ose një parakalim i gabuar nga drejtuesi i automjetit.