AKTUALITET, 31 August 2026, 12:28

Reagimi/ Greqia uli çmimet e ushqimeve, Berisha: Rama indiferent, ofron “Besën” e “Pasqyrën”! Jeton në ‘kullën e fildishtë’ të pushtetit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kriza e thellë politike në vend po shoqërohet edhe me një krizë ekonomike, duke kritikuar qeverinë për mungesën e masave ndaj rritjes së çmimeve.

Duke iu referuar masave të ndërmarra së fundmi në Greqi, Berisha tha se qeveria greke ka vendosur të ulë me 5 deri në 30 për qind çmimet e rreth 1,600 artikujve, duke përfshirë ushqimet bazë, artikujt shkollorë dhe produkte me përdorim të gjerë nga konsumatorët.

Ndërsa në Shqipëri -tha Berisha- Rama dhe qeveria janë indiferent, ndërsa ai “jeton ne kullen e fildishte te pushtetit.

“Ndërkohë çmimet në Shqipëri sipas statistikave të fundit, çmimet e ushqimeve këtë vit u rritën 5 herë më shumë sesa mesatarja e vendeve të BE. qeveria ka zero reagim dhe zero veprime.

Këto të dhëna së bashku me të dhënat e tjera që faktojnë se 30% shqiptarëve kërcënohen nga uria, janë kambanat e alarmit më të trishtë që bien në këtë vend.

Indiferenca e Ramës ndaj kësaj situate, tejkalon qëndrimet më çnjerëzore. Për PD është jetike, heqja e tvsh për ushqimet. Subvencionimi i plotë i të gjitha shpenzimeve për shkollën bazuar në parimin e arsimit falas. Me kushtetutë arsimit është falas. Vendosja e minimumit jetik”, tha Berisha.