TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza drejt qeverisë, duke thënë se për zgjedhjet lokale po shpërndan 1.5 miliardë euro, në kundërshtim me ligjin elektoral. Po ashtu ai bëri të ditur se PD po përgatitet që të paraqesë kandidatët më të mirë për kryetar bashkie.
“Mazhoranca ka shpërndarë dhe po shpërndan 1.5 miliard euro për hajdutët e saj lokalë në kundërshtim flagrant me ligjin elektoral. PD po përgatitet të paraqesë para shqiptarëve kandidatët më të mirë që ka patur ndonjëherë”, u shpreh kreu i PD.
Ndërsa i pyetur nëse PD ka ndonjë plan për të ndaluar propozimin socialist që parashikimin shkrirjen e 15 bashkive me ndarjen e re territoriale, Berisha u shpreh se synojnë mbajtjen e referendumit dhe për këtë do tu adresohen qytetarëve për të organizuar peticione.
“Qëndrimi ynë është tu adresohemi qytetarëve, me të cilët ne do organizojmë peticionet dhe të ecim drejt referendumit, drejt ushtrimit nga ana e tyre të të drejtës kushtetutës për referendum, sic kërkon Kushtetuta dhe siç kërkon karta evropiane e kongresit të autoriteteve lokale rajonale”, deklaroi Berisha.