TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është përkeqësuar situata e zjarrit në Shkopet.
Flakët kanë përparuar me shpejtësi, ndërsa situata më kritike paraqitet në Trodhe, aty ku rrezikohet të digjen 250 krerë lopë.
Aktualisht është kërkuar një ndërhyrje më e shpejtë nga ajri si dhe ndihmë për evakuimin e barinjëve dhe lopëve, të cilët janë të rrethuar nga flakët dhe tymi.
Zjarri që përfshiu masivin pyjor me dyshqe në fshatin Madhesh të Shkopetit është përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme.
Edhe në Sllatinë të Dibrës, Vajkal e Qafë Helmes të Bulqizës zjarret mbeten aktive, teksa operacioni tokësor po vijon për vënien nën kontroll të tyre.