BOTA, 8 Dhjetor 2017, 13:04

Nigeria krijon Ministrinë e… Lumturisë!?

Nigeria krijon Ministrinë e… Lumturisë!?

Nigeria është që prej shumë kohësh në krye të vendeve më optimiste në botë dhe kjo pavarësisht dhunës që ka shkatërruar vendin, varfërisë dhe recesionit ekonomik.

Tashmë, në Nigeri ekzsiston edhe një ministri dedikuar lumturisë.

Kjo është një ide e guvernatorit të shtetit të Imos (juglindje), Rochas Okorocha, i njohur për marrjen e vendimeve të çuditshme që bëjnë për të qeshur të gjithë vendin, përveç tatimpaguesve të tij.

Prej disa muajsh, ai ka vendosur të ngrinte statuja imponuese të liderëve afrikanë të preferuar, për më shumë se një milion euro secili, liberianen, Ellen Johnson-Sirleaf, afrikano-jugorin Jacob Zuma, duke provokuar zemërimin e një pjesë të madhe të popullsisë.

Në vitin 2015, shteti i Imos u bë i njohur gjithashtu për vendosjen në kryeqytet të një prej bredhave më të lartë në botë të Krishtlindjeve për një kosto prej 600 milionë nairas (1,5 milionë euro), i gjithi i ndriçuar në një vend, ku për shumicën, të kesh energji mbetet një ëndërr e paprekshme.

ATA