BOTA, 8 Dhjetor 2017, 11:59

Macron bën thirrje për qetësi pas statusit të Jeruzalemit

Macron bën thirrje për qetësi pas statusit të Jeruzalemit

Presidenti francez, Emmanuel Macron bëri sot thirrje për qetësi, ditën e faljes së përjavshme të myslimanëve, pas thirrjes së lëvizjes islamike Hamas për një Intifadë tjetër, në përgjigje të njohjes nga Donald Trump të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

“Bëj thirrje për qetësi dhe përgjegjësi nga të gjithë”, deklaroi ai pas hapjes së një takimi mbështetës për Libanin.

Komuniteti ndërkombëtar do të japë mbështetjen e tij sot në Paris për kryeministrin, Saad Hariri për të vendosur Libanin në rrugën e duhur dhe për ta shmangur nga aspirata në luftën e influencës rajonale mes Iranit dhe Arabisë Saudite.