TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Senati i Universitetit të Tiranës ka votuar për lirimin e godinës së Juridikut nga studentët e ngujuar brenda saj.
Menjëherë pas votimit, Senati i UT ka kërkuar që studentët të lirojnë godinën. Brenda godinës ndodhen disa studentë, të cilët kundërshtojnë Ligjin e Arsimit të Lartë.
Disa ditë më parë, Fakulteti i Juridikut vendosi të zhvendoste mësimin në ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.
Por, pavarësisht kësaj zgjidhjeje të përkohëshme, studentët e fakultetit Juridik janë përballur me mbylljen e derës me zinxhirë, ndaj është parë e nevojshme edhe ndërhyrja e senatit të UT.