TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu ka reaguar pas publikimit të përgjimeve nga Zëri i Amerikës ku disa eksponentë të lartë të Partisë Socialiste ishin përfshirë në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të vitit 2017.
Duke ju referuar deklaratave të Vangjush Dakos në një emision televiziv për Zërin e Amerikës, i cili u shpreh se kjo media ka qenë model në ’80 dhe nuk është më sot, Spahiu shpreh habinë me kryebashkiakun se si merrte vesh nga lajmet kur ishte vetëm 14 vjeç.
Postimi i plotë
Zëri i Amerikës, Zëri i Ramës dhe Zëri i Dakos!
Ish presidenti diktator i Venezuelës, kishte një emision të tijin të përditshëm, i quajtur “Alo Presidente”.
Sot të njëjtën gjë bën edhe kryeministri me ERTV. Njësoj si Chavez, mediat që nuk i binden i quan kazan, përfshirë edhe Zërin e Amerikës.
Llogjika i ka humbur edhe kryebashkiakut të Durrësit, i cili tha dje në një emision, se në vitet 80′, Zëri i Amerikës ishte media model për të, kurse tani ka degraduar.
Sesi mund , pasi ishte vetëm 14 vjeç, vetëm ai e di.
Po mirë, a nuk ishit ju që fërkonit barkun kur Zëri i Amerikës kritikonte opozitën. Sot, si mundet të ndërsesh prokurorinë për të hetuar Zërin e Amerikës, dhe nuk thua asnjë fjalë për blerjen e votave.
Nuk ke asnjë ndryshim nga Hugo Chavez, madje ke përsosur makinerinë e propagandës…atë makineri që shumë shpejt do të të fundos ty dhe grabitësit e votave që ke nga pas.
