TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka përfunduar pas dy orëve takimi i pedagogëve me ministren e Arsimit Besa Shahini. Ky takim sipas pedagogut Mark Marku ka qenë pa rezultat, për shkak se ministrja nuk ka dhënë zgjidhje për asnjë nga kërkesat e tyre.
“Ne diskutuam për gjendjen në Universitet dhe i qëndruam kërkesave tona, që kemi nxjerrë nga Asambleja. Nuk pati një qëndrim konkret nga ana e ministres, tentoi ta çojë diskutimin drejt një takimi jorezultativ. Ne do të presim deri në darkë dhe do të marrim më pas një vendim për hapat e mëtejshëm, ku do të mblidhet dhe Asambleja e pedagogëve. Ministrja nuk ka forcën e duhur, dhe nuk mori asnjë angazhim lidhur me kërkesat e tyre”, u shpreh Marku.
‘’Ne biseduam deri në momentin e fundit për problemet, po nuk patëm zgjidhje . Ministrja u përpoq që të na mbushte mendjen për të mirat që do të sillte Pakti për Universitetin, gjë që ishte fyese për ne, pasi kuptojmë më shumë se vetë ajo. Studentët kanë protestën e tyre dhe ne do të vijojmë qëndresën tonë”, tha më tej Marku.
Pedagogët që ishin në takim me ministren janë: Mark Marku, Rezart Prifti, Marinela Sota, Altin Shegani, Jani Marka, Erika Bejko.
Lista e plotë e kërkesave të pedagogëve: