TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me shoqatat e biznesit dhe sipërmarrjes në vend, ka rikthyer në vëmendje skandalin e publikuar nga Zëri i Amërikës.
Kryedemokrati theksoi se ajo që shfaqi Zëri i Amerikës është konfirmim i akuzave të opozitës dhe se dosja 339 është vetëm maja e ajsbergut.
“Ajo që u shfaq nga Zëri i Amerikës, është konfirmim i fakteve dhe denoncimeve të opozitës. Në zgjedhjet e vitit 2013, 2015 dhe 2017, asgjë nuk është produkt i votës së shqiptarëve, por bashkëpunim i krimit me politikën. Vettingu i politikanëve për ne është prioritet absolut”-tha Basha.
Më tej, ai theksoi se “Dosja 339 është vetëm maja e ajsbergut. Edhe vetë kryeministri është i përfshirë në transaksione të drejtpërdrejta me krimin e organizuar”.