AKTUALITET, 1 Shkurt 2019, 12:09

Basha bën skanderin e ‘qeverisë Rama’: Vendi në prag kolapsi

Basha bën skanderin e ‘qeverisë Rama’: Vendi në prag

Në një takim me shoqatat e biznesit dhe sipërmarrësit, Lulzim Basha bëri një skaner të tijin mbi situatën ku ndodhet vendi sot.

“Vendi në një krizë të trefishtë ekonomik. Koha që kemi zgjedhur sot mund të duket pak e çuditshme, pasi dje patë se si parlamenti u përfshi nga batareja dhe vulgariteti i një njeriu që s’ka ç’ofron më si kryeministër. Natyrisht që biznesit po i ofron zgjedhë dhe taksa të larta. Arsyet e vulgaritetit janë një dhe vetëm një: edhe mediat prestigjioze si VOA po tregojnë rrënjët e së keqes, që në Shqipëri ka një qeveri që nuk ka buruar nga vota. 

Këtë mundohet të fshijë Rama nga diskursi politik me një sjellje rrugaçërore. Gjendja e ekonomisë, punësimit, sipërmarrjes dhe mirëqenies së shqiptarëve, pas gati 6 vitesh të qeverisjes së Edi Ramës, është në prag kolapsi.” – u shpreh Basha.

Ai vazhdoi duke renditur më pas të gjitha pasojat e qeverisjes Rama.

1- Shqiptarët kanë humbur shpresën, qindra mijëra kanëbraktisur vendin, të tjerë po bëjnë përpjekje për ta braktisur.

2- Rinia e papunë, e pashpresë, dijedashëse, por me sistem arsimor në rrënim, është në protestë dhe qindra mijëra të rinj shpresën e gjejne vetëm në emigracion.

3- Sipërmarrja e vogël, e mesme apo e madhe ka humbur mundësite për zhvillim, për shkak të pushtimit të tregut nga oligarkia e lidhur me Edi Ramën. Vendin e sipermarrjes së ndershme në treg po e zënë banditët me paratë e tyre të drogës e krimit. Sipërmarrja vuan çdo ditë dhunën fiskale, gjobëvënëse e korruptive të burokracisë inspektuese banditesko-politike të Edi Ramës.

4- Investimet e huaja janë në rënie pikiatë pas mbarimit të disa projekteve të mëdha, të trasheguara nga qeverisja demokrate. Të huajt që tentuan të investojne në Shqipëri u goditën nga sistemi oligarko-banditesk i Rilindjes. Ata janë larguar dhe po vazhdojnë të largohen. Investitorë të rinj të mëdhenj nga Perëndimi as që po duken.

5- Me përfundimin e TAP dhe Kaskadës së Devollit dhjetëra mijëra shqiptarë do të humbin vendet e punës.

6- Fermeret vuajnë nga konkurrenca e pandershme e sistemit oligarkik të importeve, grumbullimit, shitjes dhe nuk marrin asnjë ndihmë shtetërore. Ajo shkon vetëm në xhepat e oligarkëve dhe zyrtarëve të korruptuar.

7- Pasojat e një ekonomie të tillë bien mbi çdo shtresë shoqërore.

8- Të varfrit, mosha e tretë, por edhe shtresa e mesme gjithashtu, të gjithë sot, pas gati 6 vitesh janë më keq. Blejnë më shtrenjtë, nuk kanë rritje për pagat dhe pensionet, janëpërjashtuar nga ndihma shtetërore, nuk kanë shpresë për punësim, kurim e përkujdesje.