TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama nuk po merr pjesë në seancë plenare, aty ku sot po zhvillohet debati për Teatrin Kombëtar, ndërsa jashtë selisë së parlamentit po protestohet.
Opozita kërkon që Rama të jetë në parlament për tju përgjigjur pyetjeve që nuk po u përgjigjen ministrat lidhur me ligjin e dyshimtë që sot propozohet e që synon shembjen e teatrit Kombëtar.
Edi Rama shfaqet live në ERTV në një aktivitet të organizuar nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj me temë: “Forca e Ligjit në Veprim- Semestri i parë i 2018 një pasqyrë rezultatesh shumë pozitive të Policisë së Shtetit”.
Edi Rama në fjalën e tij, vlerësoi shumë punën e Fatmir Xhafës. Sipas tij është rritur besimi tek Policia e Shtetit këto 12 muajt e fundit.
Pjesë nga deklarata e tij
Edi Rama: Shqipëria është një hap më pranë BE dhe të gjithë së bashku përfshirë Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit jemi të sfiduar në një periudhë 12 mujore për të realizuar procesin analitik për negociatat dhe për të materializuar aspektet e shtetbërjes që lidhen drejpërdrejt edhe me cdo standard për tu plotësuar në funksion të procesit të negociatave. Është me rëndësi të mos harrohet se për krimin e organizuar dhe kriminalitetin në tërësi, kemi të bëjmë me një problematikë komplekse ndërmjet institucioneve ligjzbatuese. Nëse deri 4 vite më parë ishte i deskritituar me nivel të ulët të besimit të publikut bashkë me prokurorinë e gjykatat sot ka ndryshim rrënjesor. Shpreh në mënyrë më kuptimplotë edhe mangësinë themelore në këtë proces për shkak të disnivelit të lartë që bën Policia dhe Gjykatat. Gjykatat kane liruar persona te rrezikshem qe i ka arrestuar policia.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155930987846523/